Studentët protestë para Ministrisë së Arsimit, i vihet flaka një koshi mbeturinash

Aktualitet | 4 minuta më parë

Studentët dhe qytetarët janë mbledhur edhe këtë të shtunë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në vijim të protestave kundër qeverisë. Gjatë tubimit, protestuesit kanë hedhur thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa një prej koshave të mbeturinave është përfshirë nga flakët.

Në terren janë angazhuar edhe forcat e Policisë së Shtetit, ndërsa pranë Ministrisë së Arsimit është vendosur një autobot uji në gatishmëri.

Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugën e Durrësit, ndërsa thirrjet e tyre vijojnë të jenë në kërkim të dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama. Ata kundërshtojnë gjithashtu ftesën për dialog të bërë nga kreu i qeverisë, duke mos ndryshuar qëndrimin e tyre për largimin e tij.

Protestat vijojnë prej 168 ditësh, ndërsa gjatë ditëve të fundit, ato kanë qenë më të qeta dhe pa incidente të dhunshme, ndërsa policia vijon të jetë në gatishmëri për shpërndarjen e protestuesve nëse nisin incidentet.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme