Protestuesit i vënë flakën koshit para Ministrisë së Arsimit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.11.2026, 15:55

Protestuesit janë mbledhur këtë të shtunë përpara Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së paralajmëruar, e cila ka hyrë në ditën e saj të 168-të.

Gjatë tubimit, protestuesit i kanë vënë flakën një koshi mbeturinash përpara godinës së ministrisë. Zjarri është shuar më pas nga efektivët e Policisë, të cilët ndodhen në vendngjarje para ministrisë së Arsimit.

Forcat e policisë janë vendosur në formë kordoni përpara institucionit, ndërsa pas tyre ndodhet edhe një autobot me ujë. Pavarësisht incidentit me djegien e koshit të mbeturinave, paraprakisht nuk raportohen përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Protestuesit kanë vijuar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike.

“Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën”, është një prej sloganeve që po brohoritet në kor nga studentët dhe qytetarët, duke shprehur pakënaqësinë ndaj drejtuesve politikë në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit