Marshimi i studentëve dhe qytetarëve protestues ka marrë këtë të shtunë një tjetër drejtim, duke u zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt rrethrrotullimit të Zogut të Zi.
Ndryshe nga protestat e zhvilluara në ditët e mëparshme, këtë herë pjesëmarrësit nuk iu drejtuan Kryeministrisë, por zgjodhën të marshojnë drejt një prej nyjeve kryesore të qarkullimit në kryeqytet.
Ndryshimi i itinerarit vjen në një ditë kur ka përfunduar Asambleja e Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit. Sipas informacioneve, anëtarë të PS-së, ministra dhe deputetë pritet të kthehen drejt Tiranës përmes aksit të rrugës “Dritan Hoxha” dhe zonës së Zogut të Zi.













