Ka filluar pjesa e dytë e përballjes mes Kosovës dhe Izraelit, e vlefshme për javën e pestë të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Pas 45 minutave të para, futbollistët e Kosovës janë kthyer në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku synojnë të shndërrojnë epërsinë e treguar në lojë në gol.
Të lidhura
None found
Në pjesën e parë, vendasit patën disa mundësi të mira për të shënuar. Edon Zhegrova ishte më kërcënuesi, me tri goditje në drejtim të portës, ndërsa një përpjekje pati edhe Milot Rashica.
Mbetet për t’u parë nëse skuadra e Franco Fodës do të konkretizojë rastet dhe dominimin e saj gjatë fraksionit të dytë.






