Lajmi i fundit

LIVE PROTESTA / Qytetarët vijojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

VIDEO/ Qytetarët marshojnë drejt ‘21 Dhjetorit’, kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama

16:10, 14/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas marshimit drejt Zogut të Zi dhe djegies së një koshi mbeturinash, që çoi në bllokimin e rrethrrotullimit, qytetarët kanë ndërmarrë marshimin e tyre drejt ’21 Dhjetorit’, ku dhe kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Më herët pavarësisht motit jo të favorshëm dhe reshjeve të shiut, të rinjtë vijuaj rezistencën e tyre përpara Ministrisë së Arsimit.

 Protestuesit janë mbledhur sërish për të kundërshtuar qeverinë dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Me thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike, të rinjtë shprehen të vendosur për të mos u tërhequr nga protesta. “Ju erdhi fundi!”, “Rama n’burg, Belinda n’burg!”, është një prej sloganeve që dëgjohen gjatë tubimit.

Protesta vijon në kuadër të lëvizjes së të rinjve, të cilët kërkojnë ndryshime politike dhe mbajnë qëndrim kundër qeverisjes aktuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco