Protesta e thirrur nga studentët nisi fillimisht me bllokimin e Rrugës së Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit, dhe më pas vijoi me marshimin drejt Zogut të Zi.
Qarkullimi në këtë zonë është bllokuar, ndërsa disa protestues kanë tentuar të heqin edhe kangjellat e trotuareve. Po ashtu, gjatë tubimit u është vënë flaka disa koshave të mbeturinave.
Në terren janë angazhuar forca të shumta policie, të cilat përmes megafonëve u kanë bërë thirrje protestuesve të lirojnë rrugën dhe të mos pengojnë lëvizjen e automjeteve.
Për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, Policia ka angazhuar rreth 700 efektivë.
Gjatë tubimit, studentët kanë përcjellë edhe mesazhin “Ne nuk harrojmë”, duke vijuar protestën e tyre.

