Lajmi i fundit

LIVE PROTESTA / Pas Ministrisë së Arsimit, qytetarët vijojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës: Dorëheqje!

Bruno Fernandes refuzon sërish Manchester United, rinovimi mbetet në ngërç

Bruno Fernandes refuzon sërish Manchester United, rinovimi mbetet në ngërç

16:04, 14/11/2026

E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United vazhdon të jetë e paqartë. Mesfushori portugez ka refuzuar për herë të dytë ofertën e klubit anglez për rinovimin e kontratës, duke shtuar pikëpyetjet rreth vazhdimësisë së tij në “Old Trafford”.

Sipas raportimit të “Sky Sports”, kapiteni i “Djajve të Kuq” nuk është bindur as nga propozimi i dytë i drejtuesve, pas refuzimit të ofertës së parë gjatë verës së kaluar, kur nisën negociatat mes palëve.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Manchester United nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e 32-vjeçarit dhe po përpiqet të gjejë një marrëveshje për ta mbajtur atë në skuadër.

Klubi anglez ka në dispozicion edhe një klauzolë që i mundëson zgjatjen e kontratës së portugezit në mënyrë të njëanshme për një tjetër sezon. Aktivizimi i këtij opsioni do të kufizonte mundësinë e Fernandes për të negociuar lirisht me klube jashtë Anglisë, duke nisur nga janari, me synimin për t'u larguar si lojtar i lirë në verën e ardhshme.

Çështja e kontratës së kapitenit mbetet një nga prioritetet e drejtuesve të Manchester United, të cilët po përpiqen të përcaktojnë të ardhmen e skuadrës pas ndryshimeve në pankinë. Klubi ka zyrtarizuar Mauricio Pochettinon si trajner të ri, pas shkarkimit të Michael Carrick, ndërsa mbetet për t'u parë nëse ardhja e teknikut argjentinas do të ndikojë edhe në vendimin për të ardhmen e Fernandes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco