Gjatë marshimit të protestuesve në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, disa prej tyre kanë dëmtuar reklamat e vendosura përgjatë rrugës.
Incidenti është regjistruar teksa studentët vijojnë protestën e nisur pranë Ministrisë së Arsimit.
Pas largimit nga ky institucion, protestuesit marshuan drejt “Zogut të Zi”, për të vijuar më pas lëvizjen drejt zonës së “21 Dhjetorit”, ku janë shënuar edhe aktet e dëmtimit të reklamave.













