Gjatë diskutimeve me dyer të mbyllura në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj aludimeve për ndikimin e Belinda Ballukut në vendimmarrjen e tij, veçanërisht në zgjedhjen e ministrave dhe emërimet në administratën publike.
Rama ka kundërshtuar atë që e cilësoi si një legjendë të ngritur për shantazhin e pretenduar të Ballukut ndaj tij, duke theksuar se askush nuk e mban peng dhe se përzgjedhja e ministrave është kompetencë e tij personale.
“Ju keni ngritur një legjendë se mua më mban peng dhe më bën shantazh Balluku. Mua nuk më mban peng askush dhe ministrat i zgjedh vetë, ndërsa drejtorët i zgjedhin ministrat në bashkëpunim me drejtuesit politikë të qarqeve”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë diskutimeve.
Me këtë deklaratë, kryeministri ka mohuar pretendimet për ndikimin e Ballukut në emërimet dhe vendimmarrjen brenda qeverisë, duke sqaruar edhe mënyrën se si, sipas tij, bëhen përzgjedhjet në nivelet drejtuese të administratës.

