Një pikë që nuk mjafton për dardanët, Kosova ndalet nga Izraeli dhe tani luan gjithçka për gjithçka në Dublin Një kthim në Belgjikë që duket se është gjithnjë e më pranë. Dhe për Napolin, fjalët e Michelle De Bruyne, bashkëshortes së Kevin, duken si një paralajmërim.
Në një intervistë të dhënë për revistën NINA, Michelle De Bruyne tregoi për jetën në Itali, me vështirësitë që po has mesfushori belg për të dalë e jetuar normalisht edhe jashtë fushave të lojës.
‘Në Manchester, njerëzit ishin mësuar dhe thuajse nuk ia vinin re Kevinit-tregonte ajo-por në Napoli është ndryshe. Le të themi, sa më shpejt të largohemi, aq më mirë është’.
Një situatë që ushqen gjithnjë e më shumë mallin për shtëpinë dhe dëshirën për të kthyer faqe.
‘Sigurisht, që e mendojmë së bashku të ardhmen-vijoi ajo-dhe gjithnjë e më shumë themi; do të kthehemi të jetojmë këtu në Limburg’
Është kjo intervistë e dhënë në muajin shtator, së cilës i shtohen zërat për një largim të mundshëm të De Bruyne, kanë ndezur tifozët e Napolit që u vërsulën te profili i bashkëshortes së futbollistit në Instagram duke bërë komente plot helm: ‘Pyet Dries Mertens si jetohet këtu’, ‘Nëse nuk doni të qëndroni në Napoli edhe mund të largoheni, asnjë nuk ju detyron’, ‘Nuk ju mban askush me zor’, ‘Ndoshta ju bezdis dielli’, ‘Laj gojën përpara se të flasësh për Napolin’ etj. Ishin disa prej komenteve që lexohen te një prej postimeve të Michelle De Bruyne.
Top Channel