Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka reaguar sërish lidhur me Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën, pas kërkesës së Edi Ramës në Asamblenë Kombëtare për përjashtimin e tyre.
Klosi thotë se të dy nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë, por përjashtimi i tyre nga PS nuk ka kuptim.
“Keqkuptimi padyshim i qëllimshëm i prononcimit për median ka prodhuar një lajm të rremë. Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Por në një parti si PS ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia.
Fakti që nuk u votua në Asamble është shumë i thjeshtë. Tre shokë që ishin kundër parimisht për përjashtimin u shprehën lirisht dhe në mbyllje gjithçka ishte e qartë. Ky është fakti ndërsa të tjerat janë konsum mediash që mund ta mbulojnë diellin me shoshë vetëm që u bë natë.
Nesër është një ditë e re dhe Partia Socialiste do të vazhdojë rrugën me frymën pozitive të kësaj asambleje”, shkruan Klosi.