Dy dronë të lëshuar nga rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani, janë interceptuar dhe shkatërruar nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, pasi dyshohet se kishin si objektiv kryeqytetin Riad dhe disa zona jugore të mbretërisë saudite.

Mediat shkruajnë se kjo është bërë i ditur nga koalicioni saudit, i cili po lufton kundër rebelëve jemenas. Ndërkohë, tensionet mes palëve janë përshkallëzuar, ndërsa përplasjet ndërkufitare janë intensifikuar në kuadër të konfliktit më të gjerë në rajon, pas luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. Rebelët Houthi vijojnë të kontrollojnë kryeqytetin jemenas, Sana’a, ndërsa koalicioni saudit mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit.