LAJMI I FUNDIT/ Policia blindon Kryesinë e Kuvendit, protestuesit i ndjekin nga pas Pas raportimeve mbi diskutimet në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Blendi Klosi ka reaguar duke i cilësuar lajmet si rezultat i një keqkuptimi të qëllimshëm të prononcimit të tij.
Sipas Klosit, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e forumeve të partisë, por nuk përjashtohen nga anëtarësia.
Ai shpjegon gjithashtu se nuk pati votim, pasi tre anëtarë kundërshtuan në parim përjashtimin dhe në përfundim të diskutimit gjithçka ishte e qartë.
Nuk është shumë e qartë se si kundërshtimi i tre anëtarëve e bëri të panevojshëm votimin, apo mbi çfarë procedure u arrit në përfundimin e njoftuar nga Klosi, por ky është shpjegimi që ofron Partia Socialiste.
Nga ana tjetër, është disi e vështirë të akuzosh median për keqinterpretim të qëllimshëm të diskutimeve të një Asambleje që vetë partia vendosi ta zhvillojë me dyer të mbyllura.
Nëse gjithçka ishte kaq e qartë brenda sallës, ndoshta do të kishte qenë më e thjeshtë që të ishte e qartë edhe jashtë saj.
Gjithsesi, siç thotë edhe Klosi, nesër është një ditë e re.
Top Channel