Lajmi i fundit

LIVE PROTESTA / Qytetarët vijojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

VIDEO/ Gjuajtën me vezë eskortën e Kryeministrit Rama, policia e Durrësit shoqëron disa studentë

18:01, 14/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Policia e Durrësit ka shoqëruar në drejtori disa studentë pasditen e kësaj të shtune, 14 nëntor, pasi kanë goditur me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama teksa shkonte drejt Gjirit të Lëlëzit për mbledhjen e Asamblesë socialiste.

Eskorta e Kryeministrit Edi Rama u qëllua me vezë mëngjesin e së shtunës, 14 nëntor, në zonën e Manzës. Ngjarja ndodhi teksa autokolona po udhëtonte drejt Gjirit të Lalzit, ku po zhvillohet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.

Protestuesit hodhen vezë në drejtim të automjetit të kryeministrit, ndërsa kanë lëshuar edhe thirrje kundër tij, mes tyre “Rama burg” dhe “Ju erdhi fundi!”.

Pas ngjarjes, uniformat blu kanë ndërhyrë, duke shoqëruar 12 aktivistë në komisariat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco