Ka përshkallëzuar situata pranë Kryesisë së Kuvendit, ku disa protestues kanë qëlluar me gurë drejt godinës, duke sjellë ndërhyrjen e forcave të policisë.
Efektivët kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ndërsa disa prej protestuesve janë shoqëruar në polici.
Incidenti është regjistruar gjatë protestës, pas përplasjeve mes qytetarëve dhe uniformave blu.













