Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka akuzuar klasën e vjetër politike se po përgatit pazarin e radhës përmes Reformës Zgjedhore, me qëllim ruajtjen e pushtetit.

Nga protesta, Shehaj deklaroi se ndërsa prej gjashtë muajsh qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës dhe të klasës së vjetër politike, kjo e fundit po përpiqet të ndryshojë sistemin zgjedhor sipas interesave të saj, nën pretekstin e forcimit të demokracisë.

Shehaj theksoi se protesta nuk do të ndalet dhe se beteja për një Shqipëri ndryshe do të vazhdojë deri në largimin e klasës së vjetër politike.

Deklarata e Agron Shehajt:

6 muaj protestë për të larguar Edi Ramën, për të larguar klasën e vjetër politike. Ndërkohë këta çfarë bëjnë, ulen me njëri-tjetrin, duan të bëjnë pazarin e radhës. Gjoja do ndryshojnë sistemin zgjedhor në të mirë të demokracisë, në të mirë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Por kjo nuk është e vërtetë!

E vetmja gjë që duan, duan të gatuajnë një sistem zgjedhor për të mbajtur pushtetin e tyre.

Por kjo nuk ka për të ndodhur sepse protesta nuk ndalet! Lufta, beteja për një Shqipëri ndryshe, për të ardhmen e shqiptarëve vazhdon, derisa t’i japim fund kësaj klase të korruptuar politike

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: