Lajmi i fundit

LIVE PROTESTA / Qytetarët vijojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

Izraelitët dhe serbët e mbrojnë Shqipërinë e piktorit nga shqiptarët?!

Izraelitët dhe serbët e mbrojnë Shqipërinë e piktorit nga shqiptarët?!

Nga Kim Mehmeti - 14/11/2026

Ka vite që, si shkrimtar, më ka munduar pyetja: si ka qenë e mundur që vetë populli shqiptar, me duart e veta, ta mirëmbajë burgun kolektiv që ua ngriti Enveri?

Dhe ja, erdhi ‘Enveri i Dytë’ - Piktori - dhe m'u shpalos e vërteta se diktatori duhet ta plotësojë një parakusht: të mos ketë asnjë ndjenjë patriotike dhe të mos ndiejë as mëshirë, as afërsi ndaj popullit dhe vendit të vet.

Si dhe të veprojë në një shoqëri të cilës i mungojnë elita me dinjitet dhe bosht kurrëzorë. 

E pastaj të tjerat rregullohen sipas ‘protokollit’ të dëshmuar si të suksesshëm gjatë historisë njerëzore: diktatori, në fillim, rrethohet me të mençur e të guximshëm, të cilët pastaj, pa u hetuar, i shfaros, duke i zëvendësuar me 'paçavura' si vetvetja, që nuk kanë as mëshirë e as dhembshuri ndaj popullit dhe vendit të tyre.

Po, diktatorët vijnë në pushtet të përkrahur nga të mençurit dhe të guximshmit, e që pastaj aty të mbahen nga paçavurat, siç janë ‘kartonët’ e sotëm të Partisë Socialiste, të cilët i kanë pushtuar institucionet shtetërore dhe, kokulur, u nënshtrohen të maskuarve si njerëz, siç janë, për shembull, taulantët e zegjinetë.

Po pra, me ardhjen e Piktorit në pushtet, e kuptova se, kur shteti bie në duart e atyre që nuk kanë asnjë ndjenjë kombëtare apo atdhetare, atëherë nuk ka rëndësi nëse vendin tënd e mbështesin të ‘verdhët’ apo të ‘kuqtë’, por ka pesh vetëm ajo se cili prej tyre mund të të mbrojë nga shqiptarët!

Këtë e dëshmon e sotmja, kur dalin fakte se Piktorit i kanë ‘dhuruar’ plumba gome, autobote, bomba shurdhuese, gaz lotsjellës... vende ‘mike’, ku prijnë Serbia dhe Izraeli, të cilat mbase janë edhe më të interesuara ta mbrojne Shqipërinë nga shqiptarët.

Po pra, këtë e dëshmojnë edhe pohimet se avionët e ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë sjellë vetëm policë të maskuar izraelitë, apo vetëm armatime për ta mbrojtur Piktorin nga rinia shqiptare, por edhe fatkeqësinë që kurrë nuk iu shkëput mëmëdheut tonë dhe shqiptarisë: të kemi diktatorë që janë fatkeqësia jonë dhe e mira e të huajve, diktator që të huajt i mbrojnë nga ne shqiptarët. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco