Kosova barazon me Izraelin, Kurti vlerëson paraqitjen dhe beson se mund të fitonte

Barazimi 0-0 i Kosovës përballë Izraelit ka sjellë reagimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili përgëzoi futbollistët për paraqitjen e tyre në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Kurti e cilësoi të bukur lojën e zhvilluar sot ndaj Izraelit dhe shprehu bindjen se, pa ndëshkimin me karton të kuq, Kosova do të mund të shënonte e të merrte pikët e plota.

Të lidhura

None found

“Dardanët” e përfunduan takimin pa gola, ndërsa mbetën me një futbollist më pak pas kartonit të kuq të mesfushorit Veldin Hoxha.

Duke iu referuar ndëshkimit në minutën 66, kryeministri vlerësoi se ai ndikoi në mundësinë për të arritur fitoren. Kurti theksoi se ajo që ndodhi nuk mund të ndryshohet dhe bëri thirrje që skuadra të shohë përpara, me synim fitoret në përballjet e ardhshme.

Pas tre ditësh, Kosovën e pret ndeshja me Irlandën në Dublin. Një rezultat i barabartë do t’i mjaftonte për të siguruar vendin e dytë, me kusht që irlandezët të mos fitojnë sonte kundër Austrisë.


Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişpadişahbetonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet giriş