O socialistë, inatin e kanë me Ju!

O socialistë, inatin e kanë me Ju!

18:44, 14/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Ylli Dylgjeri

E dëgjuat si ju tha Rama: Inatin se kanë me mua e kanë me Ju!

Haaaaaaaaaaaaaaaaaaa!

Po me Ju e kanë. E keni parë kur e qëllojnë me vezë? E nisin për te Ju e hop shkon veza te Rama.

I keni dëgjuar thirrjet: Rama jepe dorëheqjen?

E kanë me Ju jo me Ramën!

I keni parë Parrullat: Jep dorëheqjen o Pallosh!

Për kë Pallosh e kanë për tuajin apo për të Tijin?

Po Zvërnecin, Sazanin ju e negociuat apo Ai?

Po Librin "Albania File" ju e bëtë apo Ai?

Po 1.5 milion shqiptarë Ju i zbuat apo Ai?

E keni parë derën dhe kryeministrinë e blinduar?

Ju punoni aty apo Ai?

Po hajdutllëqet nga Inceneratoret e deri te vaporët e energjisë kush i bëri Ju apo Ai?

Po Zegjinenë, Sarën, kush i futi në Kuvend, Ju apo Ai?

Po Lindën për grua Ju e morët apo Ai?

Po rrushin e Tij në plazh e kapët Ju apo D....a?

Po me 5-së personale në basketboll kush dilte nga loja, Ju apo Ai?

Po me kartelë te Spitali 5 kush është Ju apo Ai?

Aman se janë pa fund...U lodha.

Inatin e kanë me Ju.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco