Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të shtune në aksin Qukës–Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe kanë dalë nga rruga.
Përplasja ka shkaktuar plagosjen e një personi, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë, të dyja makinat kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Dyshohet se lagështia në rrugë mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve, por shkaqet e sakta të aksidentit mbeten ende për t’u përcaktuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar për largimin e automjeteve të aksidentuara dhe pastrimin e karrexhatës nga vajrat lubrifikues, që përbënin rrezik për drejtuesit e tjerë.
Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, veçanërisht në rrugët me lagështi.












