Rroni, i cili u eliminua të premten nga Big Brother VIP Kosova 5, ka zbuluar se çfarë i kishte thënë Norës në momentin e përshëndetjes së tyre.

Para se të largohej nga shtëpia, ai u përqafua me Norën dhe i pëshpëriti disa fjalë në vesh, një moment që nxiti kureshtjen e publikut.


I ftuar në emisionin Big Talk në Klan Kosova, ish-banori u pyet për këtë situatë dhe tregoi se kishte dashur ta inkurajonte Norën që të vazhdonte rrugëtimin e saj në garë.

“Norës i thashë veç jep maksimumin, ki kapacitet”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës, opinionisti Vlorijan Halili e pyeti nëse i kishte kërkuar Norës ta priste jashtë shtëpisë.

“A i the me të prit?”, ishte pyetja e tij, së cilës Rroni iu përgjigj: “E din ajo”.

Ndërsa, kur u pyet nëse ai vetë do ta priste Norën pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Kosova 5, Rroni u përgjigj pa hezitim: “Gjithqysh”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com