Elbasan/ Aksident në afërsi të urës së Torromanit, përplasen dy makina, përfundojnë në kanal...

Elbasan/ Aksident në afërsi të urës së Torromanit, përplasen dy makina, përfundojnë në kanal...

19:33, 14/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Qukës–Prrenjas, në afërsi të urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke përfunduar jashtë rrugës

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se njëri prej drejtuesve të automjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të dy automjetet kanë pësuar shkatërrime pothuajse të plota.

Dyshohet paraprakisht se lagështia në rrugë mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve, por shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit pritet të përcaktohen nga verifikimet përkatëse.

Në vendngjarje është kërkuar ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për largimin e automjeteve të dëmtuara dhe pastrimin e karrexhatës nga mbetjet e vajrave dhe lëndëve të tjera lubrifikuese, të cilat përbëjnë rrezik për rrëshqitjen e automjeteve dhe mund të shkaktojnë aksidente të tjera. Drejtuesve të automjeteve që përshkojnë këtë aks u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht për shkak të lagështisë në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco