Itali, gjobë rekord 887 milionë dollarë për Meta-n pas dyshimeve për akses pa pëlqim në fotot dhe videot e përdoruesve

Pas një hetimi të nisur në vitin 2025, autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave personale njoftoi këtë të shtunë vendosjen e një gjobe prej 887 milionë dollarësh ndaj gjigantit teknologjik Meta. Kompania dyshohet se ka hyrë në fotografitë dhe videot e përdoruesve të Android pa siguruar më parë pëlqimin e tyre.

Në qendër të hetimit ishte një veçori e aplikacionit Facebook, nëpërmjet së cilës, sipas autoriteteve, Meta hynte në galeritë private të përdoruesve. Ky funksion u propozonte atyre fotografi dhe video të ruajtura në pajisje për t’i publikuar në platformë.

Të lidhura

None found

Siç raporton Reuters, autoriteti vlerëson se përdoruesve nuk u ishte dhënë informacioni i duhur për këtë akses dhe se ata nuk kishin shprehur miratimin e tyre.

Për të ndryshuar mënyrën e funksionimit të kësaj veçorie, Meta ka në dispozicion 60 ditë. Brenda këtij afati, kompania duhet të heqë aktivizimin e saj si parazgjedhje dhe të marrë një pëlqim të veçantë nga përdoruesit për të hyrë në materialet e galerive të tyre.

Në shqyrtim nuk është përfshirë nëse fotografitë dhe videot mund të jenë përdorur për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale. Meta e ka mohuar një praktikë të tillë.

Ndërkohë, autoriteti italian njoftoi se ruan të drejtën të hapë një shqyrtim më vete për një tjetër funksion, të prezantuar në vitin 2026. Ai lejon që përmbajtjet e galerive të përdoruesve të përpunohen në cloud.


Shtuar më 14.11.2026 19:50

Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişpadişahbetonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet giriş