Italia mbështet përfshirjen e Gjermanisë në GCAP, projektin e avionëve luftarakë me vlerë mbi 100 miliardë euro

Roma ka bërë të ditur zyrtarisht se është e gatshme të mirëpresë Gjermaninë në programin GCAP (Global Combat Air Programme), nismë madhore të industrisë ushtarake europiane për zhvillimin e avionëve luftarakë.

Qeveria e Giorgia Melonit hodhi poshtë pretendimet se Italia po pengonte pjesëmarrjen e Berlinit, duke theksuar se vendi ka qenë gjithnjë i hapur ndaj zgjerimit të bashkëpunimit.

Të lidhura

None found

Në reagimin e saj, qeveria italiane i quajti “tërësisht çorientuese” raportimet e mëparshme të Financial Times, sipas të cilave Roma donte që Gjermania të merrte pjesë vetëm si vëzhguese, jo si partnere e plotë.

Sipas autoriteteve italiane, ideja për ta përfshirë fillimisht Gjermaninë si vëzhguese synonte të lehtësonte shkëmbimin e informacionit dhe të përshpejtonte kalimin drejt anëtarësimit të plotë, pa ndikuar në afatet apo ecurinë e projektit.

GCAP bashkon Italinë, Britaninë e Madhe dhe Japoninë, përmes kompanive Leonardo, BAE Systems dhe Mitsubishi. Synimi është krijimi i një avioni luftarak të gjeneratës së gjashtë, i cili pritet të hyjë në shërbim në vitin 2035.

Programi, me vlerë të parashikuar mbi 100 miliardë euro, është ndër investimet më të mëdha në historinë e mbrojtjes europiane. Ai përfshin një sistem të integruar ushtarak, ku krahas avionit parashikohen teknologji të avancuara komunikimi dhe koordinimi me radarë, satelitë, dronë e forca tokësore.

Pjesëmarrja e Gjermanisë mund të ndihmojë në uljen e barrës financiare për Italinë dhe Britaninë e Madhe, të cilat duhet të përballojnë kosto të larta për realizimin e programit.

Zgjerimi i partneritetit, nga ana tjetër, mund të hapë diskutime rreth shpërndarjes së kontratave dhe detyrave mes kompanive. Berlini pritet të kërkojë angazhimin e gjigantit industrial Airbus në prodhimin e avionëve, duke nxitur partnerët aktualë të rishikojnë ndarjen e përgjegjësive dhe përfitimeve ekonomike.

Japonia ka shprehur shqetësim për rrezikun e vonesave, pasi synon që avioni të jetë gati në vitin 2035. Tokio e sheh këtë afat si veçanërisht të rëndësishëm në kushtet e zgjerimit të shpejtë të kapaciteteve ushtarake të Kinës.

Ndërsa shqyrton sinjalin pozitiv të Italisë, Gjermania po vlerëson edhe rrugë të tjera. Një grup ekspertësh gjermanë të mbrojtjes ka rekomanduar të shqyrtohet një bashkëpunim i ri me kompaninë suedeze Saab, prodhuesen e avionëve luftarakë Gripen.

Berlini mund të shqyrtojë gjithashtu zhvillimin e një avioni të vetin, sipas modelit që synon Franca. Megjithatë, Gjermanisë aktualisht i mungon përvoja e nevojshme teknologjike për ta realizuar e vetme një projekt të tillë.


Shtuar më 14.11.2026 20:43

Quantcast
grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetmarsbahisgrandpashabet giriş