Kronikë
Aksidenti ne Fushë-Krujë i merr jetën artistit Paulin Filopati
65-vjeçari Paulin Filopati, i cili humbi jetën pas një aksidenti automobilistik në aksin Thumanë–Fushë-Krujë, ishte një emër i njohur i artit dhe traditës folklorike mirditore.
Filopati ishte pjesë e Grupit të Burrave të Ansamblit Mirdita “Mjeshtër i Madh”, si dhe artist i Grupit Kthella. Ai ishte gjithashtu njëri prej tre vëllezërve Filopati, së bashku me Gjovalinin dhe Pashkun, të njohur për kontributin e tyre në muzikën dhe traditën popullore.
Ndarja e tij nga jeta ka lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe komuniteti artistik, ku ai kontribuoi ndër vite në ruajtjen dhe promovimin e folklorit mirditor.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




