Kryeministri izraelit në detyrë, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjet për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin e tij politik, Gadi Eisenkot, duke deklaruar se një qeveri e tillë mund të ndihmojë në eliminimin e kërcënimit që vjen nga Irani.
Mediat e huaja shkruajnë se pas një takimi me Eisenkot të enjten, Netanyahu deklaroi se biseda kishte forcuar edhe më shumë bindjen e tij se krijimi i një qeverie të unitetit kombëtar është i domosdoshëm për garantimin e sigurisë së Izraelit.
Në një video-deklaratë, ai theksoi se një qeveri e tillë mund ta eliminonte “njëherë e përgjithmonë kërcënimin iranian”.
Netanyahu shtoi se kjo qeveri do të përbëhej nga parti që e njohin Izraelin si shtet të popullit hebre.
Sipas tij, qeveria do të përqendrohej në përballimin e sfidave të sigurisë, veçanërisht të kërcënimit nga Irani, për të cilin pretendoi se “nuk do të hezitonte të përdorte armë bërthamore kundër nesh”.
Nga ana tjetër, Gadi Eisenkot deklaroi se Netanyahu e di që ka humbur, duke e cilësuar thirrjen e tij për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar si një “manovër politike”.








Komente
Komento