“Ai e bën shpesh këtë gjë”, Drogba zbulon “pikën e dobët” të Mbappe që e penalizoi për “Topin e Artë”

14 Nëntor 2026
21:25
Telesport
back button

Didier Drogba beson se imazhi publik i Kylian Mbappe mund të ketë ndikuar në renditjen finale në garën për “Topin e Artë”, ku Harry Kane u rendit në vendin e parë me një diferencë shumë të vogël, 28 pikë, nga sulmuesi francez i Real Madridit.

“Mbappe po shfaq një formë të shkëlqyer te Real Madrid. Edhe Harry Kane nuk e fitoi Champions League… Kështu që, ndoshta gjithçka varet nga imazhi i tij publik.

Në Francë, janë shumë të ashpër me lojtarët që shprehen haptazu, dhe Mbappe është një lojtar i tillë, që flet hapur. Ndonjëherë njerëzit preferojnë lojtarë që flasin më pak. Por ai duhet t’i qëndrojë besnik vetvetes”, tha Drogba.

Ndryshe nga Mbappe që është shpesh në qendër të vëmendjes, Harry Kane është më pak protagonist në jetën jashtë fushës së lojës dhe rrallëherë ndodh që anglezi të përflitet për diçka që nuk ka lidhje me fushën e lojës.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit