Roberto Vergori, gjeneralmajor dhe komandant i misionit të KFOR-it, u takua sot në Beograd me gjeneralin Milan Mojsiloviq, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se palët diskutuan rëndësinë e ruajtjes së dialogut, bashkërendimit të efektshëm dhe mirëkuptimit të ndërsjellë.
Të lidhura
None found
Misioni bëri të ditur se do të vijojë bashkëpunimin konstruktiv me të gjithë akterët relevantë dhe partnerët ndërkombëtarë, duke u udhëhequr nga paanshmëria, profesionalizmi dhe respekti reciprok.
KFOR-i rikonfirmoi gjithashtu se ka aftësinë e plotë dhe vullnetin për ta zbatuar mandatin e vet, në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të vitit 1999.







