Drejt Belgjikë-Itali, Mancini: Një krenari të luash për çerekfinalet në një grup kaq të vështirë Portugalia i dedikon një homazh Cristiano Ronaldos. Ylli luzitan pasi shkroi historinë me kombëtaren e vendit të tij, i tha lamtumirën asaj.
Në sfidën e kësaj të shtune, skuadra e drejtuar nga Jorge Jesus zbriti për herë të parë në sfidën e shtëpisë pa kapitenin e saj për përballjen me Danimarkën.
Që përpara kësaj ndeshjeje u kuptua se nuk do të ishte një sfidë si të tjerat. Ndërsa në rrjetet sociale u publikua video e ndryshimit të dizajnit të numrit 7, në fushën e lojës të gjithë futbollistët hynë në fushë të gjithë me fanellën me numrin 7 ‘të vjetër’
Më pas homazhi vijoi në tribunat e Estádio Municipal të Bragës; përpara fillimit të ndeshjes tifozët shpalosën një banderolë gjigante ku lexohej: ‘Faleminderit kapiten!’. Por jo vetëm kaq, në minutën e 7 të sfidës, i gjithë publiku u çua në këmbë dhe filloi të duartrokasë. Një ovacion që me siguri e ka emocionuar yllin e futbollit nga Madeira.
Top Channel