50 vite nga premiera e filmit legjendar ‘Rocky’- Rekord i ri Guinness, 570 fansa rikthejnë skenën ikonike të Balboa

50 vite nga premiera e filmit legjendar ‘Rocky’- Rekord i ri Guinness, 570 fansa rikthejnë skenën ikonike të Balboa

21:30, 14/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Filadelfia është thyer në qendër të vëmendjes së adhuruesve të kinemasë pas rreth 50 vite nga premiera e filmit legjendar “Rocky”. Të veshur si personazhi ikonik Rocky Balboa mbi 570 fansa u mblodhën në shkallët e Muzeut të Artit të qytetit, duke vendosur një rekord të ri botëror Guinness.

Ngjarja u zhvillua të premten, më 13 nëntor, në kuadër të festimeve për 50-vjetorin e filmit që e bëri të famshëm aktorin Sylvester Stallone dhe krijoi një prej personazheve më të dashur në historinë e kinemasë. 

Pjesëmarrësit u paraqitën me veshjen karakteristike të boksierit, me kapuç të zi, bluzë gri me kapuç, tuta sportive dhe atlete të zeza Converse, duke rikrijuar pamjen e Stallone-s në skenat e famshme të stërvitjes.

Image

Sipas organizatorëve, për të hyrë në Librin e Rekordeve Guinness nevojiteshin të paktën 250 persona, por numri përfundimtar arriti në 570, më shumë se dyfishi i minimumit të kërkuar.

Qindra fansa vrapuan drejt majës së shkallëve të muzeut, duke riprodhuar një prej skenave më të famshme të filmit, në të cilën Rocky ngjitet duke vrapuar gjatë përgatitjeve për ndeshjen e tij të madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco