Shtëpitë e mbyllura me dryn janë dëshmi e heshtur e shpopullimit në Plasë të Maliqit.
Mungesa e vendeve të punës, ka bërë që të rinjtë të zhvendosen në qytetin e Korcës, e disa të tjere kaën emigruar janë vendit. Një banor thotë se nga familja e tij me 13 anëtarë sot në fshat janë vetem burrë e grua.
“13 me nipër me mbesa me nuse. Nuk e përballonin dot. Unë nuk i mbaja dot, me ça do i mbaja me pension. Në lagjen tonë vetëm pleq e plaka. Vetëm një familje e ka të birin këtu. Edhe ai dita ditës po bën kartat për të ikur”, tha një banor.
Kjo histori përmbledh atë që po ndodh në shumë familje të Plasës. Fëmijët janë larguar, ndërsa prindërit e moshuar kanë mbetur vetem. Sipas banorëve, dikur fshati kishte më shumë se 80 shtëpi të banuara, sot më shumë se gjysma janë bosh.
“Pjesa më e madhe të moshuar, rreth 60-70. Ky brez është këtu, kanë ikur s’ka. Të rinjtë janë në Francë, ku kam unë fëmijët, Gjermani, Greqi. Por fëmijë shumë s’ka. Mosha përshembull që janë nga klasa e tetë e poshtë, nuk ka shumë se i kanë marrë të tërë fëmijët me vete”, tha një grua.
“Ku jam unë në lagje, vetëm unë jam. Që të vdesësh, erë do mbash. Po u ndodh ndonjë miqësi, të të vijë të gjejnë. Fëmijët të tërë po ikin në Korçë. Për ribret jemi, por ça të bësh, kujt t’i ankohesh. Faji i qeverisë është moj, pse i kujt është”, tha një e moshuar.
Banorët ankohen për rrugët e amortizuara, furnizimin me ujë dhe kanalizimet.
Shifrat zyrtare tregojnë tkurrjen e popullsisë në një shkallë më të gjerë. Sipas Censusit të vitit 2011, Bashkia Maliq kishte 41 mijë e 757 banorë, ndersa në Censusin e vitit 2023, popullsia kishte zbritur në 31 mijë e 8 banorë. Pra një rënie prej 25.7 për qind. Ndërsa në njësinë administrative Pojan, ku bën pjesë dhe Plasa, kishte 8 mijë e 138 banorë, sipas Censusit te vitit 2023.









Komente
Komento