65-vjeçari Paulin Filopati, është viktima e aksidentit automobilistik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, që ndodhi këtë të shtunë.
Ai ishte një emër i njohur i artit dhe traditës folklorike mirditore. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka shkaktuar dhimbje te familjarët, miqtë dhe komuniteti artistik, ku Filopati ishte vlerësuar për kontributin e tij ndër vite në ruajtjen dhe promovimin e muzikës e folklorit tradicional.
Ai ishte pjesë e Grupit të Burrave të Ansamblit Mirdita, me titullin “Mjeshtër i Madh”, si dhe artist i Grupit Kthella.
Paulin Filopati ishte gjithashtu njëri prej tre vëllezërve Filopati, së bashku me Gjovalinin dhe Pashkun, të cilët janë të njohur për kontributin e tyre në muzikën dhe traditën popullore mirditore.
Kujtimi i Paulin Filopatit do të mbetet i lidhur me këngën, muzikën dhe trashëgiminë folklorike të Mirditës.
“Na le dhimbje mbi trup e shpirt, artisti ynë i dashur, shpirtbardhë dhe i qeshur, Paulin Filopati!… Pas një aksidenti tragjik, ka gjetur vdekjen Paulin Filopati nga Kodër Rrësheni.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e vjetër Fushë-Krujë-Thumanë. Në momentin e aksidentit, pranë tij ndodhej edhe bashkëshortja, e cila fatmirësisht nuk është lënduar.
© SYRI.net
50 vite nga premiera e filmit legjendar ‘Rocky’- Rekord i ri Guinness, 570 fansa rikthejnë skenën ikonike të Balboa
SYRI TV/ Gjirokastra, atelie natyrore për studentët, banesat muzeale në fokus të projekteve restauruese
SYRI TV/ Shqipërisë i mungojnë 2 mijë objekte arkeologjike, ekspozita virtuale në Elbasan për pasurinë e grabitur