Ish-trajneri i Premierligës tregon se në cilat stadiume ishte e vështirë të ishe “neutral” - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ish-trajneri i Premierligës tregon se në cilat stadiume ishte e vështirë të ishe “neutral”

    Insajderi
    14 November 2026 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-gjyqtari i Premierligës angleze, Graham Scott, i ka zbuluar dy stadiumet ku e kishte më të vështirë t’i “përballonte presionet” gjatë kohës sa ishte në detyrë.

    Scott ka vënë në dukje se dëshmitë e VAR-it do të “sugjeronin se ekziston njëanshmëri në favor të vendasve”, pasi teknologjia VAR “ka tendencë të ndërhyjë më shumë në favor të skuadrave mysafire, sepse ndaj tyre bëhen më shumë gabime”.

    Ish-arbitri më pas e ka cilësuar stadiumin e dikurshëm të Evertonit, “Goodison Park”, si stadiumin “më armiqësor” në Premierligë dhe njërin prej vendeve ku ishte më e vështirë të gjykonte në mënyrë neutrale, së bashku me “Old Traffordin”.

    Në një intervistë për “The Athletic”, Scott fillimisht foli për mundësinë e ekzistimit të njëanshmërisë te gjyqtarët, duke thënë: “Natyrisht që mund të jetë një gjë e tillë… është diçka nënvetëdijshme; mund të mos e kuptoj as vetë se ekziston!”

    58-vjeçari, i cili ishte gjyqtar i Premierligës për dhjetë vjet, nga viti 2015 deri në vitin 2025, shtoi se arbitrat nuk favorizojnë kurrë me vetëdije skuadra të caktuara.

    “Nuk e di se ku qëndron e vërteta”, pranoi Scott. “Dëshmitë e VAR-it në fakt sugjerojnë se ekziston njëfarë njëanshmërie në favor të vendasve, pasi VAR-i ka tendencë të ndërhyjë më shumë në favor të skuadrave mysafire. Pra, diçka e tillë ekziston.

    “Nuk jam i sigurt nëse kjo vlen edhe për klubet më të mëdha, por natyrisht që këtë do ta thosha, apo jo?”, deklaroi 58-vjeçari. “Sigurisht që nuk ekziston ndonjë organizim i tipit: ‘Duhet të kujdesemi për këta njerëz’ apo të mos kujdesemi për ta”.

    Scott u pyet më pas nëse kishte stadiume apo klube të caktuara ku ishte më e vështirë të “përballoje presionin dhe të mbeteshe neutral”. Përgjigjja e ish-gjyqtarit të Premierligës ishte e menjëhershme: “Goodison Park”.

    “Stadiumi më armiqësor dikur ishte Goodison. Pjesërisht për shkak të vendndodhjes dhe strukturës së tij, pasi gjithçka ishte shumë e ngushtë.

    “Gjithashtu, tifozët në tribuna ishin të gjithë të përfshirë maksimalisht në ndeshje. Goodison ishte gjithmonë shumë i ngushtë. Besoj se në mendjen tënde duhet të jesh i fortë, i vendosur dhe të sigurohesh që të marrësh vendimin e duhur”, u shpreh Scott.

    58-vjeçari e përshkroi stadiumin e dikurshëm të Evertonit edhe si një vend “fantastik”, duke pranuar se ishte një prej stadiumeve të tij të preferuara për të gjykuar ndeshje.

    “Një vend i shkëlqyer për të gjykuar dhe me atmosferë fantastike”, tha ai.

    Ish-gjyqtari i Premierligës foli më pas edhe për Manchester Unitedin, duke e përmendur “Old Traffordin” si një tjetër stadium anglez ku ishte e vështirë të ruhej neutraliteti në gjykim.

    “Për një periudhë, “Old Trafford” u bë një stadium shumë i qetë, ku dukej sikur të gjithë prisnin të argëtoheshin ose ishin aty vetëm për t’u ankuar ndaj pronarëve dhe jo ndaj gjyqtarit.

    “Nga këndvështrimi i gjyqtarit, gjërat mund të ishin mjaft të lehta”, pranoi Scott, i cili e përdori këtë kontrast për të shpjeguar se si kishte ndryshuar atmosfera në stadiumin e Manchester Unitedit, i cili dikur ishte shumë më armiqësor.

    Një vështrim në arkivat e Premierligës e dëshmon edhe më shumë deklaratën e Scottit për vështirësitë e gjykimit në “Goodison Park”.

    58-vjeçari dikur kishte akorduar një penallti për Evertonin në minutat shtesë të një ndeshjeje në shtëpi, të cilën vendasit e shndërruan në gol për të fituar 3-2 ndaj Watfordit në vitin 2017.

    Everton ishte në disavantazh prej dy golash në minutën e 65-të, por golat e Oumar Niasse dhe Dominic Calvert-Lewin, si dhe penalltia e realizuar nga Leighton Baines në minutën e fundit, ia siguruan fitoren skuadrës vendase në “Goodison Park”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark