AKTUALITET

“1 mijë orë filmime me eksponentë të PS në video erotike dhe korruptive”, deklarata e fortë e Pandeli Majkos në Asamble: Kam informacione. Jepni dorëheqjen para se…

22:26 - 14.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti socialist Pandeli Majko ka bërë një deklaratë të fortë gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku ka paralajmëruar për ekzistencën e materialeve filmike që, sipas tij, përmbajnë pamje erotike dhe raste korruptive ku janë të përfshirë eksponentë të PS-së.

Gjatë fjalimit, Majko është shprehur se disponon informacione për rreth 1 mijë orë filmime, duke u bërë thirrje personave të përfshirë që të japin dorëheqjen përpara se materialet të bëhen publike.

“Kam informacion që në 1 mijë orë filmime ka eksponentë të PS-së në video erotike dhe korruptive. Mirë është të jepni dorëheqjen para se të dalin, mos e vini në siklet partinë dhe kolegët”, është shprehur Majko.

Mbledhja e Asamblesë socialiste u shoqërua me debate të forta, teksa kryeministri Edi Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, por që propozimi i tij nuk u votua. Kundër përjashtimit të Spiropalit dolën Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe Pandeli Majko.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.