Mauricio Pochettino sjell në Old Trafford, Silvia Tuya, e para grua në stafin e Manchester United Danimarka i jep një leksion të mirë futbolli Portugalisë në sfidën e radhës së Nations League. Në Estadio Municipal, skuadra daneze e shkatërroi totalisht skuadrën luzitane teksa e mundi 4-1 duke errësuar homazhin emotiv që iu dedikuar Cristiano Ronaldon që ka deklaruar tërheqjen nga futbolli
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të Danimarkës. Skuadra nordike u shfaq me ide të qarta në fushë dhe ishte dominuese në lojë në fazat e para të lojës duke shkuar rrezikshëm te porta e Diogo Costas. Në mesin e këtij fraksioni, Portugalia u zgjua dhe mori zotërimin e topit, por nuk kishte raste shënimi. Në minutat e fundit të pjesës së parë, Danimarka fitoi një 11 metërsh pas një prekje të topit me dorë të Dias. Hojbjerg shkoi te pika e bardhë dhe u tregua i saktë teksa mposhti Diogo Costan për t’i dhënë Danimarkës avantazhin 1-0 me të cilin skuadrat shkuan në pushimin e ndeshjes.
Në fillimin e pjesës së dytë, Danimarka gjeti sërish rrugën e rrjetës, këtë radhe me golin e Hojlund për të çuar rezultatin në 2-0. Nuk vonoi shumë dhe Danimarka i dha një tjetër goditje Portugalisë duke shënuar golin e tretë, sërish me Hojlund që plotësoi dygolëshin personal.
Luzitanët dukeshin krejtësisht të pafuqishëm, ndërsa Danimarka nuk kishte ndërmend të ndalej dhe në minutën e 75 erdhi edhe goli i katërt i shënuar nga Andersen dhe rezultati shkoi 4-0 për Danimarkën. Në minutat shtesë, Portugalia shënoi golin e nderit me Joao Palhinha për rezultatin përfundimtar 1-4. Pas kësaj fitoreje Danimarka shkon në 9 pikë, ndërsa Portugalia mbetet me 12, por skuadra luzitane është tashmë e kualifikuar për në çerekfinale.
Austria blindon vendin e parë në grupin B3 dhe si pasojë siguron ngjitjen në Ligën A. Skuadra e Ralf Rangnick mposhti Irlandën në sfidën e saj me rezultatin 1-0, një sukses ky që është një lajm pozitiv edhe për Kosovën e cila do të luajë në transfertën irlandeze në 17 nëntor dhe do t’i mjaftojë edhe një barazim për të ruajtur vendin e dytë. Vendimtar për Austrinë në këtë ndeshje u bë Sasa Kalajdzic që e shënoi golin e fitores për Austrinë në minutën e 78.
Top Channel