Edi Rama nga asambleja kombëtare socialiste ndezi motorrët elektoral në funksion të zgjedhjeve lokale të 9 Majit 2027 me synimin e fitimit të 46 bashkive. Duke marrë më konsideratë rëndësinë e fitimit të bashkisë më të madhe në vend Tiranës, shtoi fuqitë drejtuese të partisë në kryeqytet. Si bashkëkryetarë të PS për qarkun Tiranë zgjodhi zëvendës kryeministren Albana Kociu dhe ministrin e punëve të brendshme Ervin Demo. Ndërsa Ogerta Manastirliu dhe Taulant Balla do të vijojnë të jenë drejtues politik. Edi Rama nuk surprizoi me ndryshime në kabinetin qeverisës. Gjatë seancës me dyer të mbyllura Edi Rama u shpreh i pakënaqur me qëndrimet jashtë linjës së partisë të Elisa Spirolit duke i propozuar asamblesë përjashtimin e ish kryetares së kuvendit nga Partia Socialiste. Vetë Spiropali është treguar e kujdesshme për mos të replikuar ashpër me Ramën e duke i thënë se nuk mundej ta përjashtonte nga PS. Deputetët socialist Fatmir Xhafaj dhe Erion Brace janë pajtuar me shqetësimin e Ramës ndaj Spiropalit por janë pozicionuar kundër përjashtimit qëndrim të cilin e ka përkrahur edhe ish kryeministri socialist Pandeli Majko. Propozimin e shkarkimit Edi Rama nuk e avancoi për ta çuar në votim.