Tre aksidente tragjike brenda ditës, tre të vdekur dhe pesë të plagosur në rrugët e Shqipërisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre aksidente tragjike brenda ditës, tre të vdekur dhe pesë të plagosur në rrugët e Shqipërisë

    Insajderi
    14 November 2026 - 22:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë të shtunës.

    Aksidenti më tragjik u shënua pranë tunelit të Murrizit, në Rrugën e Arbrit. Përplasja e fortë mes dy automjeteve u mori jetën dy personave dhe la të plagosur pesë të tjerë.

    Viktima mbetën drejtuesi i njërit mjet, një 42-vjeçar, dhe një pasagjere e mjetit tjetër, ndërsa pesë të plagosur u dërguan me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

    Ndërkohë, një tjetër aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Viktimë mbeti një 65-vjeçar, i cili po lëvizte në këmbë, kur u përplas nga një makinë, që drejtohej nga një 19-vjeçar.

    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupet hetimore kanë zbritur në terren dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të dy aksidenteve të rënda.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark