Kryesore

Marjana Koçeku “godet” Ramën: Nji parti që s’di çka thotë dhe s’kontrollon dot veten e vet, si mundet me drejtu nji shtet? Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë

19:58 - 14.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë, ka marrë edhe reagimin e deputetes së pavarur Marjana Koçeku, e cila ka ironizuar mbledhjen dhe kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Koçeku ka komentuar zhvillimet gjatë Asamblesë, duke iu referuar ndryshimeve të qëndrimeve, duartrokitjeve dhe diskutimeve për përjashtimet nga partia.

Ajo ka vënë në pikëpyetje aftësinë e Partisë Socialiste për të drejtuar vendin, duke e mbyllur reagimin me një thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.

“Dikush duartroket me zell, dikush hiç. Mandej hapet shfaqja, thotë ‘mbylli kamerat’, mandej ‘hapi kamerat’. Mandej thotë ‘ta përjashtojmë’, derisa dikush tjetër ‘ta rishqyrtojmë’. Nji parti që s’di çka thotë dhe s’kontrollon dot veten e vet, si mundet me drejtu nji shtet? Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë”, shkruan Koçeku në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.