E shtunë, 14 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
“Bomba” e Majkos në Asamble: Ka 1 mijë orë video erotike dhe korruptive, jepni dorëheqjen para se të dalin
Lajme

“Bomba” e Majkos në Asamble: Ka 1 mijë orë video erotike dhe korruptive, jepni dorëheqjen para se të dalin

Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri Pandeli Majko gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Sipas informacioneve të raportuara nga burime brenda PS-së, Majko ka folur për ekzistencën e rreth 1 mijë orëve filmime, në të cilat, sipas pretendimeve të tij, shfaqen eksponentë socialistë në materiale me përmbajtje erotike dhe korruptive.

“Kam informacion se në 1 mijë orë filmime ka eksponentë të PS-së në video erotike dhe korruptive. Mirë është të jepni dorëheqjen para se të dalin. Mos e vini në siklet partinë dhe kolegët”, mësohet të ketë deklaruar Majko.

Ish-kryeministri, sipas këtyre burimeve, u ka bërë thirrje personave që mund të jenë të përfshirë në materialet e pretenduara të largohen nga funksionet e tyre përpara se pamjet të bëhen publike.

Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për ekzistencën, përmbajtjen apo autenticitetin e filmimeve të përmendura. Po ashtu, nuk janë bërë publikë emra konkretë të personave që pretendohet se shfaqen në këto materiale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.