Ish-deputetja e Partisë Socialiste, tashmë deputete e pavarur, Marjana Koçeku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me zhvillimet dhe debatet në Asamblenë Kombëtare të PS-së.
Koçeku ironizon atë që e cilëson si konfuzion dhe mungesë koherence në vendimmarrjen e socialistëve, duke iu referuar ndryshimit të qëndrimeve gjatë mbledhjes për çështjen e përjashtimit të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.
Ajo vë në pikëpyetje aftësinë e Partisë Socialiste për të drejtuar vendin, nëse nuk arrin të menaxhojë konfliktet dhe vendimmarrjen brenda vetes.
“Dikush duartroket me zell, dikush hiç. Mandej hapet shfaqja, thotë ‘mbylli kamerat’, mandej ‘hapi kamerat’. Mandej thotë ‘ta përjashtojmë’, derisa dikush tjetër ‘ta rishqyrtojmë’.
Nji parti që s’di çka thotë dhe s’kontrollon dot veten e vet, si mundet me drejtu nji shtet? Sa ma parë dorëheqje, aq ma mirë”, shkruan Marjana Koçeku.m.k





