Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tentoi ta grabiste pompën e derivateve, pasi dështoi hoqi maskën dhe tha se ishte shaka

polic - policia - plagosje - arrest - vrasje

Foto: Driton Paçarada

Një person i maskuar dyshohet se ka tentuar të grabisë një pikë karburanti në Prishtinë, duke kërcënuar 2 punëtorë me thikë.

Ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 21:37, në rrugën “Lidhja e Lezhës”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari u kishte kërkuar para punëtorëve, por pasi nuk kishte arritur t'i merrte, kishte hequr maskën dhe ishte larguar.

“I dyshuari, pasi nuk ka arritur të marrë para, e kishte hequr maskën duke u thënë ankuesve se ‘ka bërë shaka’ dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin policor.

Pas një kohe, i dyshuari është paraqitur te zyrtarët policorë që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Edhe Grabiten një market dhe një pikë derivatesh në Prishtinë Kronikë Grabiten një market dhe një pikë derivatesh në Prishtinë

Policia ka konfiskuar thikën që dyshohet se ishte përdorur gjatë incidentit.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.