Ditën e diel vendi pritet të ndikojë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Në pjesën e parë të ditës parashikohen kthjellime, ndërsa pas orëve të mesditës pritet vranësim mesatar deri i dendur. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente pas mesditës, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe gradualisht në pjesën tjetër të territorit.
Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, në zonat veri, veriperëndim, perëndim dhe jugperëndim reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar. Herë pas here priten shtrëngata afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike, me reshje shiu të rrëmbyeshme për periudha të shkurtra.
Era do të fryjë me drejtim kryesor Juglindje–Jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, dhe herë-herë pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore të vendit. Valëzimi në dete parashikohet të jetë i forcës 2–4 ballë.
