Këtë të diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime në pjesën e parë të ditës (orët e para të ditës deri në mesditës) dhe pas orëve të mesditës mot me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohet të bëhen prezente pas orëve të mesditës fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në pjesën tjetër të territorit. Në orët e pasdites dhe orët e mbrëmjes në zonën e veri – veriperëndim – perëndim e jugperëndim reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar hera – herës shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike. Reshje shiu të rrëmbyeshme për një periudhë të shkurtër kohore.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor Juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit.
Valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.











