Parashikimi i motit për të dielën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për të dielën

    Insajderi
    15 November 2026 - 08:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Gjatë ditës pritet të arrijë një tjetër sistem i paqëndrueshëm, i cili do të sjellë shtim të vranësirave. Më vonë, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes, pritet të zhvillohen edhe reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, me mundësi për ndonjë shkarkesë elektrike.

    Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e cila lokalisht pritet të jetë e fuqishme në orët e mbrëmjes, kryesisht në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës, me shpejtësi prej 14-41 km/h.

    Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C. /MeteoKosova/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark