Bota

Fundi i luftës në Ukrainë, ja kërkesat e Moskës!

Në tryezën e negociatave me Shtetet e Bashkuara, Rusia ka rikthyer  një nga kërkesat e saj më të forta para pushtimit të Ukrainës në vitin 2022:

NATO të tërheqë forcat e saj në pozicionet që kishte përpara zgjerimit të aleancës drejt lindjes.

Sipas një dokumenti të siguruar nga The New York Times, në bisedimet me të dërguarit e presidentit Trump, zyrtarët rusë paraqitën kërkesa thuajse identike me të dhjetorit 2021, pak muaj para luftës në Ukrainë.

Ndër kërkesat kryesore të Moskës është tërheqja e trupave të NATO-s nga krahu lindor i aleancës, përfshirë Poloninë dhe vendet baltike. Kjo e vendos çështjen e sigurisë europiane në qendër të negociatave për një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë.

Një prej kërkesave kryesore lidhet edhe me tërheqjen e mbrojtjes bërthamore britanike dhe franceze nga vendet e tjera europiane. Në këtë mënyrë, anëtarët europianë të NATO-s do të humbnin një prej garancive të tyre të rëndësishme të sigurisë përballë një agresioni të mundshëm rus.

Por kërkesat e Kremlinit shkojnë më tej:

Moska kërkon ndërprerjen e ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën, përfshirë furnizimin me armë dhe pajisje ushtarake, si dhe heqjen dorë të Kievit nga ambicia për t’u anëtarësuar në NATO.

Sipas dokumentit, Rusia mund të pranojë anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian, me kusht që vendi të qëndrojë jashtë marrëveshjeve të përbashkëta të mbrojtjes.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.