Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren, të shtunën pasdite.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 17:00.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave janë duke vazhduar.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat dhe shkaku i vdekjes.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika