E diel, 15 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Rama vë në shënjestër Bushatin dhe Spiropalin për lëvizje të dyshimta me ambasadat
Lajme

Rama vë në shënjestër Bushatin dhe Spiropalin për lëvizje të dyshimta me ambasadat

Edi Rama ka zgjeruar përplasjen e tij me zërat kritikë brenda Partisë Socialiste, duke vënë në shënjestër edhe ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, kryeministri ka përdorur një epitet ironik ndaj Bushatit, ndërsa e ka vendosur atë në të njëjtin grup me Elisa Spiropalin, e cila prej kohësh ka shprehur qëndrime kritike ndaj drejtimit të partisë.

“Elisa dhe ditziu janë klubi i ish-ministrave të Jashtëm që na tregojnë në rrugën se si duhet të ofrojmë zgjidhje politike për situatën”, mësohet të ketë deklaruar Rama.

Kryeministri ka pretenduar gjithashtu se Spiropali dhe Bushati komunikojnë me përfaqësues ndërkombëtarë dhe ambasada, duke i krahasuar me Kastriot Islamin, ish-figurën e PS-së që u largua nga partia pas përplasjeve me drejtimin e saj.

Sipas raportimeve nga mbledhja, Rama ka lënë të kuptohet se këto kontakte dhe qëndrime kritike nuk janë thjesht mendime të ndryshme brenda partisë, por pjesë e një përpjekjeje për të ndikuar politikisht ndaj qeverisë.

Në këtë kontekst, deklaratat e kryeministrit vijnë në një moment kur tensionet brenda PS-së janë bërë gjithnjë e më të dukshme. Përplasja me Spiropalin ka kulmuar në Asamblenë e fundit, ku Rama kërkoi largimin e saj dhe të Plarent Ndrecës nga forumet drejtuese të partisë.

Ndërsa Ditmir Bushati, i cili ka mbajtur postin e ministrit të Jashtëm në qeverinë Rama, është prej vitesh jashtë kabinetit qeveritar dhe nuk ka një rol drejtues në strukturat ekzekutive të partisë.

Përplasja e fundit tregon se kritikat ndaj drejtimit të PS-së nuk kufizohen vetëm te figura që janë aktualisht pjesë e strukturave drejtuese, por përfshijnë edhe ish-zyrtarë të lartë të qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.