Machine Gun Kelly dhe Dakota Johnson shihen sërish bashkë, romanca e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze
Aktorja, Dakota Johnson, dhe muzikanti Machine Gun Kelly kanë nxitur sërish interesimin për romancën e tyre të përfolur, pasi janë fotografuar së bashku jashtë një studioje muzikore në Los Angeles.
Dyshja u pa të enjten duke biseduar në një parking, vetëm një ditë pasi aktorja 37-vjeçare kishte shoqëruar muzikantin në një tjetër seancë regjistrimi.
Johnson kishte zgjedhur një kombinim të zi me motive lulesh ngjyrë bezhë, ndërsa MGK, 36 vjeç, kishte veshur pantallona të gjera jeshile, një bluzë të bardhë dhe një këmishë me nuanca të errëta.

Sipas Daily Mail, aktorja dhe muzikanti kanë kaluar shumë kohë së bashku gjatë javëve të fundit, ndërsa thashethemet për lidhjen e tyre nisën në shtator, kur të dy u panë duke vizituar apartamentin e Taylor Swift në New York.
Ndërkohë, një burim pranë aktores ka ndarë detaje për marrëdhënien e tyre, duke pretenduar se Johnson është shumë e lumtur me kiminë që ka krijuar me muzikantin.

“Ajo u ka thënë miqve se kanë kimi të shkëlqyer seksuale dhe se është seksi më i mirë që ka pasur ndonjëherë. Ajo e përshkruan si ‘fishekzjarre’”, ka deklaruar burimi.
Sipas të njëjtit burim, aktorja beson se shenjat e tyre të horoskopit, Peshorja dhe Demi, ndikojnë në lidhjen e tyre, pasi të dyja udhëhiqen nga Venusi, planeti që në astrologji lidhet me dashurinë dhe kënaqësinë.

“Ajo e adhuron pamjen dhe tatuazhet e tij, mendon se është shumë seksi”, shtoi burimi.
Machine Gun Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, më parë ishte në një lidhje disavjeçare me aktoren Megan Fox, me të cilën ka një vajzë. Ai është gjithashtu baba i një vajze tjetër nga një marrëdhënie e mëparshme.
As Johnson dhe as MGK nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen e tyre të përfolur. /Telegrafi/







































