Sot Maratona e Tiranës, 5800 pjesëmarrës në garë. Ja rrugët që bllokohen

15 Nëntor 2026 | 09:20

Këtë diel kryeqyteti mikpret edicionin e 10 –të të maratonës së Tiranës, event sportiv që bën bashkë rreth 5,800 garues.

Aktiviteti do të shtrihet në disa rrugë kryesore të qytetit, duke bërë kështu të domosdoshëm bllokimin e tyre për automjetet dhe devijimin e trafikut në rrugë të tjera.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash sipas të cilit prej orës 08:00 deri në orën 16:00 do të jenë të bllokuara, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Bulevardi Zogu i Parë,  Bulevardi i Ri si dhe disa rrugë përfshirë këtu “Rrugën e Durrësit”, të Kavajës, “Myslym Shyri” e të tjerë.

Për t’u dhënë mundësi lëvizje qytetarët, dhe menaxhuar trafikun janë parashikuar edhe drejtime të detyruara në disa kryqëzime, përfshirë ato pranë Rrugës së Elbasanit, bulevardit “Zhan D’Ark”, rrugës së Dibrës, rrugës “Hoxha Tahsim”, bulevardit “Zogu I” apo  kryqëzimi i “21 Dhjetori”.

Ndërkohë kufizimet dhe ndryshimi i itinerarit të lëvizjes prek edhe transportin publik.

Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se përgjatë ditë së diel do të pezullohen përkohësisht disa linja mes të cilave ajo që lidhin Selitën me Alliasin, Linja e Porcelanit, Qyteti Studenti, etj.

Gjithashtu do të devijohet lëvizja për disa linja urbane, siç është ajo e Saukut të vjetër, Kasharit, Kombinat, Kinostudio etj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash nuk duhet të na shpërqendrojë nga objektivi i anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, teksa tha se fokusi i saj ishte...
21:07 | 14/11/2026

Nurellari komenton Asamblenë e Partisë Socialiste: PS-ja ka humbur figurat me peshë

I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, politologu Adri Nurellari komentoi zhvillimet në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Sipas tij, figurat aktuale të PS-së nuk...
21:05 | 14/11/2026

Muharremi: PS-ja në Tiranë është blinduar, Koçiu dhe Demo figurat më të pëlqyera në bazë

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi, komentoi ndryshimet në drejtimin politik të PS-së në kryeqytet,...
20:57 | 14/11/2026