• Kontakt
Sunday, November 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi AKTUALITET

Ujësjellësi i Korçës “i krimbur” në borxhe, 29.5 mln euro kredi pa asnjë këst të shlyer

10:02 : 15/11/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Korçë nuk ka shlyer asnjë këst principali apo interesi për dy kredi me vlerë totale 29.5 milionë euro, ndërsa detyrimet e papaguara nga klientët kanë arritur në 422 milionë lekë. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se pamundësia e shlyerjes së kredive ka rënduar buxhetin e shtetit, ndërsa problemet me mbledhjen e faturave dhe administrimin e subvencioneve kanë shtuar vështirësitë financiare të shoqërisë.

Dy kredi prej 29.5 milionë eurosh pa asnjë shlyerje

Sipas auditimit, Ujësjellësi Rajonal Korçë ka katër kredi me vlerë fillestare totale 39.47 milionë euro, të marra për financimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe kanalizimeve.

Problemi kryesor lidhet me dy prej tyre. Kredia e parë, me vlerë 14.5 milionë euro, është marrë në vitin 2008 nga Banka Europiane e Investimeve (BEI), për ndërtimin e sistemit të kanalizimeve dhe impiantit të trajtimit të ujërave të përdorura Korça III. Kredia e dytë, me vlerë 15 milionë euro, është marrë në vitin 2019 nga banka gjermane KfW, për projektin e kanalizimeve Korça IV.

Lexo edhe:

KLSH zbulon miliona lekë aksione dhe pasuri të regjistruara gabim në Bashkinë Vlorë

Dy kompani, zero konkurrencë/ Emiriana Sako masakroi fondet e rindërtimit në Durrës

Për të dyja kreditë, KLSH konstaton se deri më 30 shtator 2025 shoqëria nuk kishte paguar asnjë këst principali apo interesi. Vetëm interesat e akumuluara dhe të papaguara për këto kredi kishin arritur në 4.47 milionë euro, nga të cilat rreth 1.28 milionë euro i përkisnin periudhës së audituar.

Sipas raportit, mosshlyerja e këtyre detyrimeve ka rënduar buxhetin e shtetit për shkak të pagesave të kryera nga Ministria e Financave.

Në total, nga katër kreditë e shoqërisë, principali i mbetur për t’u shlyer në fund të shtatorit 2025 ishte 36.29 milionë euro. Gjatë periudhës së auditimit janë shlyer vetëm 821 mijë euro principal dhe rreth 138 mijë euro interesa, të lidhura me dy kreditë e tjera, për të cilat pagesat kryheshin rregullisht.

Problematika e mosshlyerjes ishte ngritur edhe nga Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera, e cila në prill 2024 kishte kërkuar shlyerjen e detyrimeve të akumuluara për dy kreditë.

Në përgjigjen e saj, shoqëria kishte argumentuar se mosmiratimi i rritjes së tarifave nga Enti Rregullator i Ujit (ERRU) kishte sjellë mungesë mjetesh monetare prej 20.6 milionë eurosh.

KLSH rekomandon që administratori dhe Drejtoria Ekonomike të hartojnë një plan veprimi për mundësitë paguese të shoqërisë dhe të negociojnë me Ministrinë e Financave një marrëveshje për shlyerjen e detyrimeve me këste.

Borxhet e klientëve arrijnë 422 milionë lekë, pjesa më e madhe nga familjarët

Paralelisht me detyrimet për kreditë, Ujësjellësi Korçë përballet edhe me një stok të konsiderueshëm faturash të papaguara nga abonentët.

Sipas të dhënave të auditimit, detyrimet e klientëve në fund të shtatorit 2025 arritën në 422.07 milionë lekë, nga 382.52 milionë lekë në fillim të vitit 2023.

Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 39.55 milionë lekësh gjatë periudhës së audituar.

Pjesën dërrmuese të detyrimeve e mbajnë familjarët, me 368.60 milionë lekë, ose rreth 87% të totalit. Bizneset kanë 28.07 milionë lekë detyrime të papaguara, ndërsa institucionet publike 25.40 milionë lekë.

Një tjetër zhvillim është rritja e borxheve të institucioneve. Nga rreth 16.99 milionë lekë në fillim të vitit 2023, detyrimet e tyre arritën në 25.40 milionë lekë në shtator 2025, me një shtesë prej 8.41 milionë lekësh.

KLSH vlerëson se rritja e detyrimeve dëshmon punën e pamjaftueshme të strukturave përgjegjëse të shoqërisë për mbledhjen e faturave.

Audituesit rekomandojnë që, krahas ndërprerjes së furnizimit me ujë për debitorët, të hartohet një plan konkret për rikuperimin e detyrimeve, duke u dhënë klientëve mundësi shlyerjeje me këste dhe duke ndjekur procedurat administrative e ligjore kur është e nevojshme.

Ndërkohë, vetë shoqëria kishte detyrime të prapambetura edhe ndaj furnitorëve. Në fund të shtatorit 2025, KLSH evidentoi 26 subjekte me fatura të cilave u kishte kaluar afati i pagesës, në vlerën totale 134.96 milionë lekë.

Subvencioni prej 30 milionë lekësh u përdor për investime, megjithëse kishte borxhe ndaj OSHEE-së

Një tjetër gjetje e auditimit lidhet me përdorimin e fondeve të dhëna nga buxheti i shtetit për të mbështetur krijimin e shoqërive rajonale të ujësjellësve.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM) kishte akorduar një subvencion prej 30 milionë lekësh për Ujësjellësin Rajonal Korçë.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, këto fonde duhej të përdoreshin me përparësi për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të ish-ujësjellësve, përfshirë pagat, taksat dhe energjinë elektrike. Vetëm në mungesë të detyrimeve të tilla, subvencioni mund të përdorej për investime.

Megjithatë, KLSH konstatoi se shoqëria i kishte përdorur 30 milionë lekët për investime, edhe pse nga ish-Ujësjellësi i Maliqit kishte trashëguar 29 kontrata me OSHEE-në, me detyrime totale prej 113.36 milionë lekësh.

Investimet e financuara përfshinin ndërhyrje në infrastrukturën e furnizimit me ujë, blerje pompash, panele elektrike dhe përmirësimin e stacioneve të pompimit.

Megjithëse fondet u përdorën për nevoja të infrastrukturës, KLSH vlerëson se destinacioni i tyre ishte në kundërshtim me udhëzimin përkatës, pasi shoqëria kishte detyrime të prapambetura që duhej të shlyheshin me përparësi.

Auditimi evidentoi gjithashtu mospërputhje në pasqyrimin e borxhit të trashëguar nga ish-Ujësjellësi Maliq. Në dokumentacionin e transferimit, detyrimi ndaj OSHEE-së ishte regjistruar në vlerën 123.71 milionë lekë, ndërsa rakordimi i mëvonshëm e përcaktoi në 113.36 milionë lekë.

Sipas KLSH-së, kjo diferencë ka sjellë pasqyrim jo të saktë të detyrimeve në pasqyrat financiare të shoqërisë.

Për këtë çështje, audituesit kërkojnë analizimin e përgjegjësive për përdorimin e subvencionit dhe marrjen e masave që fondet të mos përdoren në kundërshtim me destinacionin e tyre në të ardhmen.

KLSH kërkon plan për shlyerjen e detyrimeve dhe forcimin e arkëtimeve

Problemet e evidentuara tregojnë se Ujësjellësi Rajonal Korçë përballet njëkohësisht me detyrime të konsiderueshme afatgjata nga kreditë, fatura të pambledhura nga abonentët dhe borxhe të prapambetura ndaj furnitorëve.

KLSH kërkon që drejtuesit e shoqërisë të marrin masa për planifikimin e shlyerjes së kredive, përmirësimin e arkëtimit të të ardhurave, rakordimin e detyrimeve ndaj OSHEE-së dhe respektimin e kushteve të përdorimit të subvencioneve./ekofin.al

Etiketa: borxheklshkrediujesjellesi i korces

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLSH zbulon miliona lekë aksione dhe pasuri të regjistruara gabim në Bashkinë Vlorë

13:58 : 14/11/2026
AKTUALITET

Dy kompani, zero konkurrencë/ Emiriana Sako masakroi fondet e rindërtimit në Durrës

12:01 : 14/11/2026
AKTUALITET

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

11:01 : 13/11/2026
AKTUALITET

Drejtori i ri i Portit të Durrësit, Andrea Shllaku u kap me shkelje nga KLSH, do të menaxhojë 30 mln Euro në vit!

11:39 : 11/11/2026
AKTUALITET

Miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:12 : 10/11/2026
AKTUALITET

KLSH gjen shkelje të shumta në buxhetin 2025, dëm ekonomik e financiar 135 mln €

12:10 : 01/11/2026

TË GJITHA

Ujësjellësi i Korçës “i krimbur” në borxhe, 29.5 mln euro kredi pa asnjë këst të shlyer

10:02 : 15/11/2026

Gjenden 3 automjete të vjedhura, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale/ Detajet

09:46 : 15/11/2026

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke ia refuzon

09:33 : 15/11/2026

Maratona e Tiranës/ Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi sot

09:14 : 15/11/2026

Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët

09:07 : 15/11/2026

Të dëgjojmë zërin e njerëzve! Parodi nga fjalimi i Edi Ramës para Asamblesë Socialiste

08:51 : 15/11/2026

Lagështira kërcënon Amfiteatrin e Durrësit, nisin punimet restauruese

08:32 : 15/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com